ShowBiz
Dua Lipa shkëlqen me performancën në Kanë, merr vëmendje me dukjen atraktive
Demokracia
14:12 | 22 Qershor 2022

Share:

Ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare po shkëlqen me secilën paraqitje dhe performancë teksa po vazhdon turneun “Future Nostalgia”.

Krahas kësaj, 26-vjeçarja mbetet aktive edhe në rrjetet sociale duke sjell imazhe të ndryshme për miliona fansa të saj.

Edhe në disa fotografi të reja krijuesja e hitit “New Rules” duket në formë dhe më me stil se asnjëherë më parë gjatë performancës në festivalin e Spotify të mbajtur në Kanë të Francës.

Dua shihet e veshur në një fustan elegant me ngjyrë të gjelbër dhe të shkurtër i cili ia theksonte linjat mahnitëse të trupit.

Këngëtarja e famshme përshtati pamjen me një palë atlete rozë dhe një grim të theksuar, ndërsa la flokët e gjata të lira në formë valëzimi.

Përveç Duas në festivalin e Spotify morën pjesë edhe yje të tjera të muzikës përfshirë Post Malone, Kayetranda dhe Kendrick Lamar, shkruan Telegrafi. Ndërkohë, Dua së fundmi iu gëzua lajmit për mbajtjen e “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë dhe Tiranë.

Artistja shqiptare u shpreh se ndihet e lumtur dhe krenare që festivali po rikthyet në shtëpinë e vet në Prishtinë dhe që i njëjti do të mbahet për herë të parë edhe në kryeqytetin shqiptar.

Të ngjashme