Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa krahas një karriere të suksesshme njihet edhe për stilin e saj unik.
27-vjeçarja këtë e ka dëshmuar këtë edhe në imazhet e fundit teksa dukej e mahnitshme dhe në formë.
Ylli i muzikës u pa në disa veshje të ndryshme elegante dhe nga lëkura ndërsa tregoi se ndodhet në Madrid, Spanjë.
Foto: Dua Lipa/Instagram
“24 orë në Madrid”, ka shkruar Dua në mbishkrimin e fotove teksa pranoi komente të shumta nga ana e fansave.
Ndërkohë, kujtojmë që autorja e “Levitating” së fundmi është nominuar për një çmimin në “Brit Awards”, ndërsa për shtatë të tjerë në “iHeartRadio Music Awards 2023”.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Ndryshe, këngëtarja që aktualisht mendohet të jetë beqare, pak ditë më parë u fotografua me një mashkull misterioz rrugëve të Londër.
Lipa më parë ishte përfolur edhe për një lidhje me prezantuesin, Trevor Noah.