ShowBiz
Dua Lipa realizon tatuazh në transmetim direkt gjatë emisionit “Late Night With Seth Meyers”
Demokracia
09:02 | 11 Janar 2024

Share:

Dua Lipa ka tashmë një tatuazh të ri që përputhet me atë të prezantuesit të famshëm Seth Meyers.

Të dy yjet ndërkombëtarë realizuan tatuazhe të ngjashme me yjet në episodin më të fundit të “Late Night With Seth Meyers”.

Artisti i famshëm i tatuazheve Bang Bang ishte prezent për të kryer ngjyrosjen, shkruan DailyMail.

Dua – e cila ka rreth 20 tatuazhe në trupin e saj – ishte e para që iu fut kësaj procedure. Ajo kërkoi që tatuazhi i saj të bëhet në këmbë.

“A dhembin ato?”, pyeti Seth artistin e tatuazheve Bang Bangun. “Nuk do të ndjesh asgjë”, i tha Bang Bang me shaka.

“Jam shumë e emocionuar. Ne do të jemi të lidhur për gjithë jetën me këto tatuazhe të njëjta”, tha Dua.

Ndërsa Dua bëri tatuazh në këmbë, aktori i humorit i dha asaj një kukull Barbie ‘Seth Meyers’.

“Mbaje këtë nëse ke frikë”, i tha ai me humor.

“Nuk i besoj fare Duas”, tha prezantuesi me shaka.

Ndërsa artisti filloi të vizatonte yllin në pjesën e pasme të këmbës së tij, Seth tha: “Oh, kjo nuk është aq e keqe!”.

Ky tatuazh i ri vjen pak ditë pasi Dua mahniti publikun me paraqitjen e saj në ‘Golden Globes’ me një fustan të mrekullueshëm të markës “Schiaparelli”.

Gjatë mbrëmjes, Dua u nominua për çmimin ‘Kolona zanore më e mirë’ për këngën e saj hit, “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.

Por ajo humbi pasi ky çmim shkoi në duart e Billie Eilish dhe Finneas, të cilët fituan me këngën “What Was I Made For?”, e cila gjithashtu u krijua për filmin “Barbie”.

Të ngjashme