Këngëtarja Dua Lipa ka reaguar ndaj revistës Neë York Times, e cila e akuzoi për antisemetizëm.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, transmeton Demokracia.com
Kjo gjë ndodhi për shkak të qëndrimeve të saj rreth ngjarjeve të fundit në përkrahje të popullit palestinez.
Reklama nga ‘Rrjeti i Vlerave Botërore’ i referohet Dua Lipës dhe modeleve Bella dhe Gigi Hadid si ‘influencere’ që kanë ‘përçmuar shtetin hebre’ dhe ‘kanë akuzuar Izraelin për spastrim etnik’.
“Unë hedh krejtësisht poshtë spekulimet e tmerrshme dhe të rreme të publikuara sot. Ky është çmimi që duhet paguar për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve kundrejt një qeverie izraelite. Unë mbaj këtë qëndrim sepse besoj që të gjithë, hebrenjtë, myslimanët dhe krishterët kanë të drejtën të jetojnë në paqe si qytetarë të barabartë të shtetit që zgjedhin”.
“Rrjeti po përdor paturpërisht emrin tim për kampanjat e tyre të shëmtuara me manipulime dhe keqinterpretime flagrante të asaj që unë jam dhe për çfarë qëndroj. Unë solidarizohem me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”, ka shkruar Dua në Instastory.