ShowBiz
Dua Lipa pjesë e kampanjës ‘Nuk ka vend për racizëm’
Demokracia
18:14 | 03 Mars 2021

Share:

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, pjesë e video-lojës “Fifa21” e prodhuar nga EA Sports.

Dua Lipa është një nga karakteret e video-lojës sportive, “Fifa21” së bashku me disa personazhe të tjerë të famshëm si Lewis Hamilton, Anthony Joshua dhe modelja Winnie Harlow, shkruan Demokracia.com.

Përveq që mund të zgjidhet nga adhuruesit e lojës që të luajnë si Dua, ajo po përcjell edhe një mesazh sensibilizues.

“No Room For Racism”(nuk ka vend për racizëm), shkruhet në fanellën e Duas dhe të tjerëve duke nisur kështu një kampnjë kundër racizmit.

EA Sports përmes një postimi në rrjetin social Instagram treguan se ata janë kundër të gjitha formave të paragjykimeve dhe se askund nuk ka vend për racizëm

“Së bashku me Premier Ligën, partnerët tanë të klubit, ambasadorët dhe futbollistët ne do të vazhdojmë të punojmë në bashkëpunim për të ndërmarrë veprime për këtë çështje”, shkruan EA Sports.

https://www.instagram.com/p/CLxKSagHNNA/?utm_source=ig_web_copy_link

Dua gjithashtu ka shpërndarë këto fotografi në llogarinë e saj të Instagramit me mbishkrimin #NoRoomForRacism. /Demokracia.com/

Të ngjashme