ShowBiz
Dua Lipa paralajmëron projektin e ri muzikor
Demokracia
17:53 | 02 Shkurt 2021

Share:

Pas një suksesi të jashtëzakonshmë gjatë gjithë vitit të kaluar, Dua Lipa ka paralajmëruar një projekt të ri, transmeton Demokracia.com

Këngëtarja, e cila pavarësisht epidemisë dhe ndalimeve të cilat për shumë kolegë të saj ishte fatale, arriti të ketë sukses të madh.

Përmes një fotografie të postuar në Instagramin e saj, Dua ka festuar suksesin e Levitating, që është future në Top 5 në SHBA,  përderisa ka paralajmëruar një projekt të ri.

“Levitating është në top pesëshe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kënga e re së shpejti”, ka shkruar ajo në përshkrimin në fund të fotos.

Dua nuk ka treguar më shumë rreth projektit të ri, me siguri për të zbuluar gjatë ditëve në vazhdim./Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Të ngjashme