ShowBiz
Dua Lipa nominohet në tri kategoritë më të rëndësishme të Brit Awards
Demokracia
17:34 | 31 Mars 2021

Share:

Dua Lipa është nominuar në tri kategoritë më të rëndësishme në Brit Awards.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, me famë botërore, Dua Lipa numëron miliona klikime në këngët e saj, dhe shumica nga to janë hite.

Të martën u bë e ditur se ajo do të performojë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brits.

Përpos performancës ajo gjithashtu është nominuar në tri kategoritë më të rëndësishme të këtij eventi, shkruan Demokracia.com.

Ajo është nominuar në kategoritë : ‘Album of The Year’, ‘British Single’, ‘Female Solo Artist’.

Dua së fundmi ka fituar çmimin Grammy në kategorinë ‘Best Pop Vocal Album’, ndërsa në Brits të vitit 2019 ajo ka fituar tri çmime. /Demokracia.com/

Të ngjashme