ShowBiz
Dua Lipa nominohet në katër kategori të çmimeve Billboard
Demokracia
23:48 | 29 Prill 2021

Share:

Dua Lipa është nominuar në katër kategori të çmimeve Billboard 2021.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa e cila ka famë botërore është nominuar disa herë në ceremonitë e famshme të ndarjes së çmimeve, ku gjithmonë ka fituar së paku një çmim.

Së fundmi ajo është nominuar në katër kategori për çmimet Billboard të vitit 2021, shkruan Demokracia.com.

Top Female Artist, Top Hot 100 Artist, Top Radio Songs Artist dhe Top Radio Song janë kategoritë ku është nominuar këngëtarja.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Billboard 2021 do të mbahet më 23 maj në Los Anxhelos dhe këngëtari The Weeknd kryeson listën e artistëve me më së shumti nominime, i nominuar në 16 kategori. /Demokracia.com/

Të ngjashme