ShowBiz
Dua Lipa në Eurovision
Demokracia
18:17 | 27 Nëntor 2023

Share:

Dua Lipa ka realizuar një këngë për Eurovision. Ama nuk do të jetë ajo që do e këndojë, por këngëtari britanik Olly Alexander, i cili thuhet se është ‘në bisedime të avancuara’ për të përfaqësuar Britaninë e Madhe në Eurovizion-in e vitit të ardhshëm në Suedi.

Sipas “The Sun”, Olly ka realizuar një këngë të shkruar nga Dua Lipa dhe producenti i saj Danny L Harle.

“Është një ëndërr e realizuar për Olly-n. Gjërat nuk janë mbyllur akoma, por ai është i preferuari momentalisht”, tha një burim.

Të ngjashme