ShowBiz
Dua Lipa në ballinën e “Rolling Stone” – Mënyra se si këngëtarja injoroi trendet, krijoi stilin e saj unik dhe na dha albumin për të cilin nuk e dinim që kishim nevojë
Demokracia
11:37 | 15 Janar 2021

Share:

Dua Lipa dje doli në kopertinën e revistës “Rolling Stone”, ku dukej e mahnitëshme në setin fotografik të realizuar nga fotografi David LaChapelle, raporton Demokracia.com.

Intervista analizon suksesin e jashtëzakonshëm dhe ngritjen në famë të këngëtares nga Kosova, e cila solli freski në botën e pop muzikës, duke i dhënë nuanca më të errëta, më të thella të përjetimeve të dashurisë, fuqizimit dhe solidaritetit.

Dua Lipa, e cila ishte prej këngëtareve të pakta që nuk vonuan lansimin e albumit për shkak të pandemisë e bllokimit, dhe si rrjedhojë albumi “Future Nostalgia” arriti sukses të madh në kohën kur shumica e kolegëve të saj kishin ndaluar performancat dhe të qenurit aktiv.

Kur ajo lansoi albumin në kohën e karantinës globale “ishte shumë e frikësuar”, mirëpo shpresonte shumë që albumi “do të ishte një mundësi për të ikur nga realiteti i pandemisë”, gjë që rezultoi të kishte qenë parashikim i saktë nga Dua. Këngët e albumit janë nostalgji për klubet e vallëzimit, daljet dhe një botë, që prej fillimit të pandemisë tingëllon shumë e largët dhe sureale.

Si në shumicën e intervistave, Dua nuk lë pa përmendur prejardhjen e saj, emigrimin nga Kosova të prindërve të saj në kërkim të një jete më të mirë dhe persekutimet që u janë bërë shqiptarëve, në këtë rast gjyshit të saj, që nuk pranonte të punonte për okuptatorin serb.

“Gjyshi im ka shkruar për gjërat që po ndodhnin dhe forcat serbe kërkuan nga ai që të rishkruante historinë. Ai nuk pranoi dhe humbi punën”. Në këtë mënyrë ajo argumeton aktivizmin e saj lidhur me gjërat që ajo beson, qoftë politika, feminizmi, emigrimi dhe subjekte të tjera të cilat nuk jemi mësuar të i presim nga pop yjet e zakonshëm./demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David LaChapelle (@david_lachapelle)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David LaChapelle (@david_lachapelle)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by David LaChapelle (@david_lachapelle)

Të ngjashme