ShowBiz
Dua Lipa ndoqi nga afër garën e Formula 1 në Monaco (FOTO)
Demokracia
21:06 | 25 Maj 2025

Share:

Pas dy netëve magjike në Paris, ku performoi në një arenë të mbushur plot, Dua Lipa bëri një ndalesë të shkurtër në Monaco me rastin e Çmimit të Madh të Formula 1.

Ylli botëror prishtinas, u shfaq e buzëqeshur në garën e Porsche-ve, e veshur thjesht me xhinse, një top me motive leopardi dhe xhaketë të shkurtër, transmeton klankosova.tv.

Ajo u pa duke pozuar mes makinave në vijën e nisjes, por ishte një foto tjetër që tërhoqi më shumë vëmendje – ajo ku Dua shfaqet mes komisarëve të garës, duke biseduar e duke bërë shaka me ta.

Pas këtij ndalesë të veçantë, artistja vazhdon turneun e saj në Republikën Çeke.

 

Të ngjashme
ShowBiz • 25 Maj 2025