ShowBiz
Dua Lipa merr vëmendjen rrugëve të New Yorkut ndërsa ngre lart këmbët në makinë
Demokracia
18:57 | 01 Maj 2025

Share:

Dua Lipa ka surprizuar fansat të mërkurën me një përmbledhje fotosh joshëse nga udhëtimi i saj në New York City.

Këngëtarja 29-vjeçare ka pozuar në mënyrë provokuese në pjesën e pasme të veturës, me këmbët e gjata të shtrira lart dhe një atmosferë të improvizuar, por plot stil, shkruan DailyMail.

E veshur me pantallona lëkure të qëndisura, një bluzë të bardhë të thjeshtë dhe një xhaketë të madhe, ajo i ka dhënë gjithë vëmendjen taka-ve me fund të kuq, duke nxjerrë njërën këmbë jashtë përmes tavanit të veturës.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në një tjetër foto që ka tërhequr shumë vëmendje, ajo është shfaqur me pizhamet e saj përballë pasqyrës – me këmishën e hapur aq sa për të zbuluar pak nga barku i tonifikuar.

Në disa imazhe të tjera glamuroze, këngëtarja e hitit New Rules është fotografuar pranë një billboard-i gjigand të markës Chanel, ku është vetë fytyra e fushatës, e rrethuar nga çanta luksoze.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në një foto tjetër, ajo pozon mbi një urë me një stil të përditshëm dhe trendy, veshur me atlete të kuqe Puma, pantallona blu elektrik dhe syze me ngjyrë të lehtë.

Por ajo që binte më shumë në sy në shumicën e fotove ishte unaza e saj luksoze e fejesës – e dukshme dhe krenarisht e ekspozuar. Unaza prej ari të verdhë 18 karatë vlerësohet të kushtojë rreth 25 mijë paund.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Dua përfshiu gjithashtu fotografi nga pjesëmarrja e saj në shfaqjen teatrale Oh, Mary! jashtë Broadway-t dhe në 50-vjetorin e Çmimit Chaplin të mbajtur të hënën.

Në këtë event të mbushur me yje, ajo u shfaq mahnitëse në një fustan të zi transparent me prerje të shumta dhe një varëse të artë madhështore që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në tapetin e kuq, ajo tregoi edhe anën e saj më të guximshme, duke lënë të duket pjesërisht të pasmet, e veshur vetëm me një tanga të zezë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ngjarja nderoi regjisorin e famshëm spanjoll Pedro Almodóvar – mik i Duas – për të cilin ajo mbajti një fjalim të veçantë në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij në kinematografi.

Pas përfundimit të turneut të saj Radical Optimism në Australi muajin e kaluar, Dua ka shfrytëzuar disa javë pushim. Udhëtimi në Nju Jork erdhi menjëherë pas pushimeve të Pashkëve që ajo kaloi në Shqipëri me të fejuarin, aktorin britanik Callum Turner.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Çifti publikoi një seri fotosh të dashuruara, përfshirë një selfie të ëmbël ku Dua i mban fytyrën Callumit me dashuri, si dhe një imazh më të nxehtë ku ajo shfaqet me bikini të kuqe në plazhin shqiptar, duke shijuar diellin.

Dua dhe Callum besohet se kanë nisur lidhjen në fillim të vitit të kaluar, por marrëdhënia u bë publike vetëm kohët e fundit.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Në dhjetor, u konfirmua se çifti ishte fejuar pasi aktori i serialit Masters of the Air i kishte propozuar asaj në mënyrë romantike, duke u gjunjëzuar.

Ekspertja e bizhuterive, Anya Walsh nga kompania britanike 77 Diamonds, ka zbuluar se unaza e Duas ka gjasë të jetë një diamant klasik solitaire, i vendosur mbi një rrip të trashë prej ari të verdhë 18 karatë.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Ajo tha për DailyMail: “Gjerësia mbi mesataren e rripit i jep unazës një pamje të fortë dhe të sigurt. Çmimi, varësisht nga cilësia e diamantit, mund të arrijë nga 20,000 deri në 25,000 paund”.

Të ngjashme