ShowBiz
Ky është urimi i Dua Lipës për Ditën e Pavarësisë
Demokracia
09:17 | 17 Shkurt 2021

Share:

Dua Lipa, këngetarja me origjinë nga Kosova, me famë botërore ka uruar vendin e saj në shënimin e 13 vjetorit të Pavarësisë.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ka ndarë një foto ku duket portreti i saj i animuar dhe në prapavijë është flamuri i Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“Urime Dita e Pavarësisë Kosovë, 13 vite”, shkroi ajo. “Unë kurr nuk do ta harroj se e shikoja në televizion derisa ndodhte, teksa po jetoja në Prishtinë. Rrënqethëse, rrënqethëse, rrënqethëse energjia e qytetit. E paharruar… Krenare që shoh se sa larg kemi shkuar dhe do të shkojmë”.

https://www.instagram.com/p/CLYsZcZMxLH/?utm_source=ig_web_copy_link

Rikujtojmë se kënga e fundit e këngëtares është “We’re Good”, e cila për vetëm pesë ditë numëron plot 10 milionë shikime. /Demokracia.com/

Të ngjashme