ShowBiz
Dua Lipa, liron veten nga problemet në këngën e saj të re
Demokracia
10:23 | 12 Shkurt 2021

Share:

Dua Lipa ka publikuar singëllin kryesor nga Moonlight Edition i albumit të saj të dytë, Future Nostalgia dhe këngën e parë për këtë vit.

Në këngën “We’re Good”, Dua flet për një lidhje që po përfundon me raporte të mira, duke liruar veten nga problemet. Ndërsa në videon shoqëruese, këngëtarja me origjinë nga Kosova performon në një restorant brenda një anije udhëtimi gjatë kohës së darkës, ku të pranishmit porosisin karavidhe të gjalla që më pas gatuhen dhe shërbehen, shkruan Demokracia.com

Ashtu si tema e këngës për të liruar veten, në vend se të ndihet e bllokuar, në video të njejtën gjë bëjnë edhe karavidhet, ku përmes një komploti bëjnë që anija të fundoset me qëllimin e vetëm për t’u liruar dhe të dalin në det.

Klipi i këngës “We’re Good” na bënë të mendojmë për filmin Titanik, pasi kanë shumë ngjajshmëri.

Future Nostalgia (The Moonlight Edition) përpos këngëve të reja “We’re Good”, “If It Ain’t Me” dhe “That Kind of Woman” përmban edhe bashkëpunimet e publikuara më parë “Prisoner” me Miley Cyrus, “Fever” me Angèle dhe “Un Día” me J Balvin, Bad Bunny dhe Tainy. /Demokracia.com/

Të ngjashme