ShowBiz
Dua Lipa kritikon Izraelin: Djegia e fëmijëve për së gjalli nuk mund të justifikohet kurrë!
Demokracia
13:22 | 18 Qershor 2024

Share:

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka thënë se është e gatshme të përballet me kritika, pasi i ka dalë në mbrojtje Gazës.

Në deklaratat e fundit, Lipa e quajti gjenocid operacionin ushtarak të Izraelit në Gaza.

“Djegia e fëmijëve për së gjalli nuk mund të justifikohet kurrë. E gjithë bota po mobilizohet për ta ndalë gjenocidin izraelit. Ju lutem tregoni solidaritet me Gazën”, kishte shkruar ajo.

Fituesja e çmimit ‘Grammy’ muajin e kaluar ripostoi  hashtagun ‘#AllEyesOnRafah’, i cili u shfaq në trend në ditët pas bombardimeve të Izraelit të qytetit në Gaza.

Të ngjashme
ShowBiz • 26 Qershor 2024