Dua Lipa, Benedict Cumberbatch, Annie Lennox dhe Gary Lineker i janë bashkuar më shumë se 300 figurave publike që i bëjnë thirrje kryeministrit britanik që “t’i japë fund bashkëfajësisë së Mbretërisë së Bashkuar” në Gaza, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.
Në një letër të hapur drejtuar Sir Keir Starmer-it, emra të famshëm nga bota e medias dhe arteve i janë bashkuar mjekëve udhëheqës, akademikëve, grupeve të fushatave dhe një të mbijetuari të Holokaustit.
Ata kanë akuzuar qeverinë britanike se vazhdon të lejojë shitjen e armëve të Mbretërisë së Bashkuar në Izrael dhe për dhënien e licencave për armë.
Letra, e udhëhequr nga organizata bamirëse për refugjatët Choose Love, kërkon pezullim të menjëhershëm të të gjitha shitjeve të armëve të Mbretërisë së Bashkuar në Izrael, qasje të menjëhershme humanitare për agjencitë e ndihmës me përvojë dhe i kërkon qeverisë të angazhohet për të ndërmjetësuar armëpushim për “fëmijët e Gazës”.