ShowBiz
Dua Lipa fotografohet në një parking nëntokësor me ndryshimin e ri drastik në dukje
Demokracia
16:38 | 29 Tetor 2023

Share:

Dua Lipa debutoi me ngjyrën e saj të re të flokëve, një ngjyrë gështenjë të errët, të premten teksa mbërriti në zyrat e Shoqatës së Drejtorëve të Amerikës në Los Angeles.

Këngëtarja e hitit “Dance The Night”, 28 vjeçe, kishte veshur një këmishë të zezë lëkure të stilit ‘oxford’ që përshtatej me ngjyrën e saj të re të flokëve.

Artistja e lindur në Londër nuk është e panjohur përeksperimentimin e saj me ngjyrat e flokëve, shkruan DailyMail.

Me kalimin e viteve ajo i ka lyer flokët e saj në të gjitha ngjyrat: nga bionde platini tek e kuqe apo deri te kafe e errët.

Interpretuesja e hitit “New Rules” i tërboi fansat e saj kur fshiu të gjitha kanalet e saj të rrjeteve sociale.

Më pas ajo publikoi një fotografi të saj me ngjyrën e re të flokëve, me mbishkrimin: “Më ka marrë malli?”.

Tani, Lipa është kthyer në Instagram me një postim të vetëm të fshehtë.

Imazhi është një pamje nga afër e gojës së Lipës, teksa ajo mban një çelës të vogël të shtrënguar mes dhëmbëve.

“Më kap ose shkoj…”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit, gjë që i shtyu fansat e saj të dyshojnë se ky mund të jetë një tekst i një kënge të re.

Këngëtarja e hitit “Cold Heart” i ka kaluar vitet e fundit duke punuar në vazhdimin e albumit “Future Nostalgia”, të cilin e publikoi në vitin 2020.

Ajo la të kuptohet për temën dhe atmosferën e albumit të saj të ardhshëm në një intervistë pëe Variety vjeshtën e kaluar.

“Albumi është i ndryshëm – është ende pop, por është i ndryshëm në aspektin zanor, dhe ka më shumë një temë lirike. Nëse do t’ju tregoja titullin, gjithçka do të kishte kuptim – por mendoj se do të duhet të presim”, tha ajo.

Fituesja e çmimit ‘Grammy’ pret të publikojë albumin e saj të tretë vitin e ardhshëm.

Të ngjashme