ShowBiz
Dua Lipa fiton vëmendjen e të gjithëve në dasmën e miqve të saj, ja pamja që ktheu kokat e parizienëve
Demokracia
17:29 | 28 Gusht 2022

Share:

Të brendshme të bardha dhe një fustan i tejdukshëm, kjo ishte veshja që kishte zgjedhur Dua Lipa për dasmën franceze të Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestri.

Dasma vjen më shumë se një vit pasi çifti u martua zyrtarisht në qershor 2021 – por më në fund ata festuan martesën e tyre të rrethuar nga personat e dashur.

Dua dukej magjepsëse me fustanin rrjetë të bardhë, teksa tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në rrugët e Parisit.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e shoqëroi veshjen me vathë të mëdhenj të bardhë me lule, të cilët plotësonin pamjen e saj.

Simon është themeluesi i markës Jacquemus dhe u takua me agjentin e tij dixhital, sot bashkëshortin Marco disa vite më parë, ndërsa vendosën të zyrtarizonin gjithçka përgjatë pandevisë Covid19.

Ata festuan në një dasmë të madhe, ku u bashkuan me miqtë dhe të dashurit e tyre.

Marka Jacquemus ka si imazh dy supermodelet Bella Hadid dhe Kendall Jenner që modelojnë për ta.

Dua aktualisht po shijon një pushim të gjatë pasi festoi ditëlindjen e saj të 27-të në fillim të kësaj jave në Ibiza.

Të ngjashme