ShowBiz
Dua Lipa feston njëvjetorin e albumit që i dha titullin ‘Mbretëresha e Karantinës’
Demokracia
23:03 | 27 Mars 2021

Share:

Dua Lipa feston një vjetorin e albumit ‘Future Nostalgia’

Ka kaluar një vit që nga publikimi i albumit ‘Future Nostalgia’ nga këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa.

Ky albumi ishte një ndër albumet më të suksesshme të këngëtares, i cili qëndroi në krye të toplistave me muaj të tërë, shkruan Demokracia.com.

Future Nostalgia, i publikuar gjatë kohës kur e gjithë bota po luftonte me koronavirus, i dha këngëtares Lipa titullin “Mbretëresha e Karantinës”.

Dua në njëvjetorin e albumit ka thënë se ky album i ka hapur një botë mundësish. /Demokracia.com/

Të ngjashme