ShowBiz
Dua Lipa është “fytyra” e Versace për fushatën vjeshtë-dimër 2021
Demokracia
21:39 | 25 Qershor 2021

Share:

Dua Lipa, pop ylli botëror me prejardhje nga Kosova, do të jetë “fytyra” që do të promovojë brendin e modës, Versace, në fushatën vjeshtë-dimër për këtë vit, shkruan Demokracia.com.

Këtë e ka lajmëruar vet kompania Versace në faqet e veta në mediat sociale.

Duke e prezantuar si “Big Dua Energy” (Dua-energji e madhe), Versace njofton se fushata do të fillojë me 30 gusht dhe prezanton tri fotografi të Duas me një nga disajnet origjinale të Versace.

Vogue. duke dhënë këtë lajm, ka shkruar se “Versace” nuk ka mungesë të të famshmive por gjithnjë është vetëm një që merr vulën e aprovimit të Donatellas (Donatella Versace, pronarja e shtëpisë Versace) dhe kujton se në të kaluarën këtë kënaqësi e kanë pasur Madona, Elton John, Jenifer Lopez e Lady Gaga.

Dhe tani, Dua Lipa i bashkohet këtij klubi të të famshmive, shkruan Vogue dhe shton se rruga nga një fanse e Versace te fytyra e Versace ka kërkuar punë me vite.

Edhe vet Donatella Versace ka dhënë lajmin në Instagram duke shkruar “të Dua Dua Lipa”.

Donatella Versace e ka trashëguar perandorinë Versace nga vëllau i saj, Gianni Versace, i cili ishte vrarë më 1997. /Demokracia.com/

Të ngjashme