ShowBiz
Dua Lipa e nominuar katër herë në MTV Video Music Awards
Demokracia
13:53 | 12 Gusht 2021

Share:

Dua Lipa është nominuar me katër çmime në MTV Music Awards, që do të mbahet sivjet në kushte të zakonshme, pra me audiencë reale.

Në këto nominime, Justin Bieber kryeson listën e këtij viti të kandidatëve në MTV Video Music Awards 2021 .

Të tjerë që kryesojnë këtë listë janë Megan Thee Stallion, Billie Eilish, BTS, Doja Cat, Drake , Giveon, Lil Nas X dhe e nominuara për herë të parë Olivia Rodrigo.

Artisti kanadez ka shtatë nominime, duke përfshirë “Videoja muzikore më e mirë e vitit”, “Artisti më i mirë i vitit, Kinematografia më e mirë”, “Regjia më e mirë”, “Kënga më e mirë pop” dhe “Bashkëpunimi më i mirë”, për bashkëpunimin me Peaches.

Eilish, BTS, Doja Cat, Drake, Giveon, Lil Nas X dhe Rodrigo secili janë nominuar pesë herë.

Bieber dhe Megan Thee Stallion do të konkurrojnë me Ariana Grande, Doja Cat, Olivia Rodrigo dhe Taylor Sëift për artisten e vitit.

Dua Lipa ka është nominuar në kategoritë “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”.

Ngjarja do të mbahet në Neë York City, duke u transmetuar nga Barclays Center në Brooklyn më 12 shtator dhe do të transmetohet njëkohësisht në CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Netëork, Pop, TV Land, VH1 dhe The CË Netëork.

 

Të ngjashme