ShowBiz
Dua Lipa duket elegante me fustanin transparent në dasmën e stilistit Simon Porte Jacquemus me Marco Maestrin
Demokracia
08:42 | 28 Gusht 2022

Share:

Dua Lipa tregoi barkun e saj të tonifikuar e veshur me një fustan të bardhë të tejdukshëm teksa merrte pjesë në dasmën franceze të Simon Porte Jacquemus dhe Marco Maestrit.

Këngëtarja e hitit “One Kiss”, 27 vjeçe, veshi fustanin e dekoruar me lule në dasmën e stilistit me origjinë franceze dhe bashkëshortit të tij tani në Charleval të shtunën, shkruan DailyMail.

Dasma vjen më shumë se një vit pasi çifti u martua zyrtarisht në qershor të vitit 2021 – por më në fund ata festuan bashkimin e tyre të rrethuar nga të dashurit e tyre.

Dua dukej e bujshme me fustanin e saj të tejdukshëm, teksa kalonte nëpër rrugët franceze.

Këngëtarja me origjinë shqiptare e kombinoi veshjen me vathë të mëdhenj të bardhë me lule, të cilët plotësonin pamjen e saj.

Dua vuri në pah bukurinë e saj natyrale me një makijazh të lehtë në fytyrën e saj, ndërsa gjërat e nevojshme i mbante në një çantë dore të zezë.

Simon themeloi markën e modës me bazë në Paris, “Jacquemus” dhe u takua me agjentin digjital, bashkëshortin e tij Marco për katër vjet përpara se të lidhnin kurorë në mes të pandemisë Covid-19.

Ata festuan në një dasmë të madhe të shtunën, ku iu bashkuan miqtë dhe të dashurit e tyre.

Marka “Jacquemus” ka një njohje të madhe ndërkombëtare dhe emrat e famshëm si: Bella Hadid dhe Kendall Jenner kanë modeluar për të.

Dua aktualisht po shijon një pushim të gjatë pasi festoi ditëlindjen e saj të 27-të në fillim të kësaj jave në Ibiza.

Të ngjashme