ShowBiz
Dua Lipa do të performojë në Grammy Awards, ku është nominuar në kategoritë kryesore
Demokracia
10:49 | 08 Mars 2021

Share:

Dua Lipa do të performojë në Grammy Awards 2021.

Artistja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa po vazhdon të ketë suksese në industrinë ndërkombëtare të muzikës.

Projektet e këngëtares janë ato që i kanë sjellë asaj famën më të madhe duke e ngritur atë në majat e suksesit, shkruan Demokracia.com.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo publikoi një fotografi ku njoftonte fansat se do të performonte në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy Awards” të këtij viti.

“Shume e lumtur që do të jem sërish në skenën e Grammy. Besoj se nuk do ta humbisni. Ndiqni performancën time të dielën më 14 mars”. Ka shkruar ajo në përshkrim.

https://www.instagram.com/p/CMIJd8hsWLa/?utm_source=ig_web_copy_link

Albumi i saj i fundit “Future Nostalgia” dhe kënga e saj “Don’t Start Now” janë nominuar në kategoritë kryesore të kësaj ceremonie.

Nominimet e Dua Lipës

Albumi i vitit – Future Nostalgia

Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit – Don’t Start Now

Kënga e vitit – Don’t Start Now

Performanca më e mirë POP – Don’t Start Now

Albumi më i mirë – Future Nostalgia. /Demokracia.com/

Të ngjashme