ShowBiz
Dua Lipa – artistja më e dëgjuar në botë, në platformën Spotify
Demokracia
13:07 | 14 Shkurt 2021

Share:

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ditë më parë solli këngën e re të quajtur, “We’re good”.

Projekti u prit shumë mirë dhe është komentuar mjaft shumë edhe për videoklipin, në të cilin ka rikthyer Titanikun.

Ndonëse po korrë suksese të njëpasnjëshme, 25 vjeçarja thuhet së fundmi se ështe ‘artistja femër më e dëgjuar në botë në platformën Spotify’.

“Dua Lipa është artistja më e dëgjuar femër në botë në Spotify, aktualisht ka tejkaluar 61.9 milionë dëgjues brenda muajit”, thuhet në një njoftim të publikuar në InstaStory.

Të arriturat e Lipës vijnë në bazë të projekteve dhe hiteve që ka sjell përgjatë kësaj kohe, të cilat njëherësh numërojnë edhe miliona klikime në YouTube.

Artistja po ashtu njoftoi se ka dalë në shitje versioni i ri i albumit të saj “Future Nostalgia”, i titulluar “The Moonlight edition”.

Gjatë javës së kaluar, “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby u rendit e pesta në “The Billboard Hot 100”.

Të ngjashme