Dua Lipa, Coldplay dhe The Beatles ndihmuan industrinë e muzikës britanike të fitonte më shumë se 604 milionë euro vitin e kaluar.
“Don’t Start Now” nga Dua Lipa ishte hiti më i madh britanik i vitit 2020, i cili u transmetua 1.62 miliardë herë, ndërsa albumi Future Nostalgia, fitues i çmimit Brit, ishte i 10-ti më i shitur i vitit.
Sipas BPI, Mbretëria e Bashkuar është eksportuesi më i madh i muzikës në botë, pas SHBA – por pjesa e saj në tregun global ka rënë nga 17% në 2015 në 10% vitin e kaluar.
Sidoqoftë, me përjashtim të albumit të Dua Lipa, 2020 ishte relativisht e qetë për prurjet e reja nga artistët britanikë.
Ky vit mund të jetë shumë ndryshe, me Adele, Ed Sheeran dhe Coldplay pasi të gjithë janë duke punuar në albumet e reja. /Demokracia.com/