Lajme
Dronët Bayraktar arrijnë në Kosovë
Demokracia
10:32 | 06 Maj 2023

Share:

Ushtria e Kosovës është pajisur me dronët Bayraktar, të cilët muaj më parë Ministria e Mbrojtjes kishte nënshkruar kontratë me një kompani prodhuese në shtetin e Turqisë.

Siç mëson Telegrafi, dronët kanë gjatë dy ditëve të kaluara në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës dhe për këtë kishte edhe prani të shtuar të Forcës së Sigurisë në zonën VIP të Aeroportit.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë vitit të kaluar kishte realizuar edhe një vizitë në Turqi, ku për së afërmi ishte njoftuar me dronët dhe teknologjinë e fundit që po prodhohen në kompaninë Baykar.

Ndryshe, dronët inteligjentë janë sulmues pa pilotë, që kontrollohen nga një bazë tokësore.

Dronët Bayraktar, TB2, hyjnë në mesin e armëve që kanë qëndrueshmëri të gjatë në lartësi të mesme (MALE), me rekord fluturimi deri në 27 orë e 3 minuta dhe përveç sulmeve të armatosura kanë për funksione kryesore misionet e inteligjencës, vëzhgimin dhe zbulimin.

Ndryshe, edhe një kontrollues i trafikut ajror, Gerjon ka shkruar rreth dronëve Bayraktar.

Të ngjashme