Lajme
Drogë me vlerë 300 mijë euro në shtëpinë e shqiptarit, arrestohet 42 vjeçari në Greqi
Demokracia
11:49 | 10 Dhjetor 2022

Share:

Sasi kokaine dhe kanabis, me vlerë mbi 300 mijë euro, ka sekuestruar policia në Selanik, duke arrestuar një shtetas shqiptar 42-vjeçar, i cili tashmë ishte dërguar në Drejtësi për posedim dhe trafik droge.

Sipas një njoftimi të ELAS-it, atij iu gjetën gati 3.5 kg kokainë dhe 19 kg kanabis, lëndë narkotike të cilat pjesën më të madhe i kishte fshehur në një banesë që e përdorte si “kabinë”.

Rasti u zbardh nga efektivët e policisë së Grupit të Narkotikëve të Departamentit të Sigurimit të Verisë. 42-vjeçari u referua për të kërkuar falje në hetuesinë e Selanikut, shkruan  gazeta greke protothma.gr.

Të ngjashme