Lajme
Humbje e madhe për Kuvendin, Driton Tali s’është më këshilltar i Konjufcës
Demokracia
14:07 | 02 Mars 2022

Share:

Driton Tali ka “dezërtuar” edhe nga kabineti i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Përmes një publikimi në Facebook, Tali ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e kabinetit të Konjufcës, shkruan Demokracia.com.

Tali, po ashtu, bëri të ditur se kjo ka ndodhur për arsye personale, duke kërkuar që tash e tutje çdo kërkesë t’u drejtohet anëtarëve të tjerë të kabinetit.

“Miq të nderuar, për arsye personale, nuk jam më pjesë e kabinetit të Kryeparlamentarit.

Kërkesat dhe lutjet Tuaja ju lutem drejtojani anëtarëve tjerë të kabinetit të cilët jam mëse i bindur se do t’i adresojnë me përkushtim dhe nderë”, ka shkruar tanimë ish-këshilltari i Konjufcës, Driton Tali. /Demokracia.com/

Të ngjashme