Sport
Driton Kuka, Trajneri i Vitit për herë të pestë me radhë
Demokracia
18:33 | 22 Shkurt 2021

Share:

Për herë të pestë me radhë dhe me shumë të drejtë çmimi “Trajneri i Vitit” i shpallur nga Komiteti Olimpik i Kosovës ka shkuar për mjeshtrin ndërkombëtar të xhudos, Driton Kuka.

Përkundër problemeve të shkaktuara nga pandemia Covid 19, Kuka me xhudistet e tij arriti t’i sjellë vendit tonë dy medaljet e vetme për seniorë nga Kampionati Europian i Pragës.

Medaljet nuk munguan as nga Grand Slamet e Parisit dhe Budapestit, si dhe kampionatin europian U-21 dhe U-23.

Falë tij sot kemi pesë xhudistë që do ta përfaqësojnë me normë Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020. /Demokracia.com

Të ngjashme