Sport
Driton Kuka pas mbylljes së aventurës në “Tokio 2020”: Me ujë, zjarr dhe xhudon e Kosovës ska lojë
Demokracia
10:23 | 29 Korrik 2021

Share:

Ekipi olimpik i Kosovës e ka përmbyllur aventurën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Kosova arriti sukses historik në Lojërat Olimpike në Japoni, ndërsa siguroi dy medalje të arta në sportin e xhudos, shkruan Demokracia.com.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ishin dy protagonistët që shkëlqyen në kategoritë e tyre për t’u stolisur me medaljet e arta, duke bërë kështu që edhe mediat më të mëdha prestigjioze në botë të shkruajnë për Kosovën.

Trajneri dhe një ndër meritorët e këtij suksesi në llogarinë e tij në Facebook ka reaguar duke u shprehur krenar me ekipin e tij.

Postimi i plotë i Driton Kukës (pa ndërhyrje):

Samurajët Shqiptar …

Medaljet Olimpike për popullin Shqiptar së shpejti do zbarkojnë në trojet Shqiptare

Xhudistët e ekipit tonë me sot i përfunduan garat në Lojëra Olimpike!

Dy Medalje të Arta!

Ende po më duket si ëndërr e mirë 5 garues e dy të arta!

Medaljet janë të krejt ekipit me protagoniste Disin e Noren!

Ashtu siç ishte e arta e Majlindes.

Ekipi jemi ne që stërvisim,gëzohem e qajmë së bashku në fitore e humbje,aty qëndron forca jonë e madhe!

Kemi në krye Agronin që çdo ditë duron tekat e mia të trenerit,por kjo krejt është shpaguar  …

2 Olimpiada 3 Medalje të Arta!

Me dhjetra medalje Evropiane e Botërore!

Këta jemi ne!

I gëzofshim medaljet të gjithë ne,Shqiptarët kudo që jemi!

Jam mirënjohës miq për aq shumë mesazhe e urime prej dhjetra mijëra miqve.

Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit,jeni mashtruar në llogari!

Spo flas më shumë për sojin  e juaj se sdua ta prish festën e madhe!

E kam thanë edhe më heret

Me ujë,zjarr e xhudon e Kosovës ska lojë!

Kosova mbi të gjitha … /Demokracia.com

Të ngjashme