Sport
Driton Kuka i falënderohet vitit  2021, numëron të arriturat e xhudos
Demokracia
11:26 | 31 Dhjetor 2021

Share:

Ikona e sportit në Kosovë, Driton Toni Kuka, ka falënderuar vitin 2021.

Viti 2021, ndonëse i rënduar nga pandemia, në sferën e sportit në Kosovë ka dalë të jetë nga më të suksesshmit.

Gjithë ky sukses erdhi nga xhudistet që morën pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, ku Kosova përmes Distria Krasniqit e Nora Gjakovës fitoi dy medalje të arta.

Faleminderit 2021!

Aq shumë ky vit i dha Kosovës dhe popullit Shqiptar në Sport!

Sporti i xhudos sivjet nxorri :

Dy medalje të Arta Olimpike ??

Kampionin e parë Evropian për meshkuj dhe  shteti nr 1 në Evropian për të rritur!

Me dhjetra medalje Evropiane e Botërore

Kosova vendi me më pak se 2 milionë banorë sivjet i dha Botes :

Xhudisten dhe trenerin më të mirë në Botë!

Urime 2022 ??

Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Kuka. /Demokracia.com

 

Të ngjashme