Sport
Dritës pritet t’i largohet edhe një tjetër futbollist, afër marrëveshjes me klubin e njohur
Demokracia
15:24 | 30 Maj 2022

Share:

Klubet e Superligës së Kosovës tashmë kanë filluar me përforcime që të jenë sa më të gatshme për sezonin e ri.

Klubi Futbollistik “Ferizaj” arriti që të rikthehet në Superligë këtë sezon.

“Ujqit” tashmë janë duke menduar për prurjet e reja, ku veçse e kanë zyrtarizuar një transferim. Bëhet fjalë për Astrit Fazliun i cili është transferuar nga Drita.

E nga Drita pritet të jetë edhe prurja tjetër e klubit ferizajas.

Enigma mëson se FC Ferizaj janë afër marrëveshjes me portierin e Dritës, Leutrim Rexhepi.

Rexhepi edhe më parë ka qenë pjesë e Ferizajt, gjithashtu karrierë ka bërë edhe te Vitia.

Të ngjashme