Royal Antwerp dhe Drita sonte e zhvillojnë ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës.
Stadiumi “Bosuistadion” në Belgjikë është vendtakim i parë i sfidës ndërmjet Antëerpit dhe Dritës së Gjilanit, shkruan Demokracia.com.
Një nga klubet më të vjetra në Belgjikë dhe jo vetëm, Antwerp konsiderohet favorit absolut ndaj gjilanasve në sfidën e parë.
Në pesë ndeshjet e fundit Antwerp ka 4 fitore dhe një barazim, derisa ka shënuar hiq më pas se 19 gola. Fitoren më të thellë e ka shënuar ndaj skuadrës belge Hoogstraten në miqësore me rezultat 9:0.
Gjithsesi, Drita sot ka motiv të madh dhe ajo pret që nga Belgjika të kthehet me rezultat të favorshëm. /Demokracia.com