Sport
Dritën e pret sërish udhëtim i vështirë, Prishtina luan në “Fadil Vokrri” – nxehtë në Gjilan e Drenas
Demokracia
18:35 | 11 Prill 2021

Share:

Superliga e Kosovës në futboll po shkon drejt fundit të edicionit 2020/2021, ndonëse ka ende shumë pikë në lojë.

Xhiroja e radhës në elitë do të jetë e zjarrtë me disa takime shumë interesante, e ku veçohen përballjet në Gjilan dhe Drenas.

Drita, liderja e tabelës pas javës së 28-të do të ketë punë të vështirë në udhëtim te Trepça ’89, ndërsa Prishtina luan në “Fadil Vokrri” përballë Arbërisë.

Skuadra tjetër që e kërkon titullin, do të udhëtoj në “Rexhep Rexhepi” për t’i matur forcat me Feronikelin.

Gjilani – Llapi do të jetë ndeshja tjetër interesante që i përket xhiros së radhës, asaj të 29-tës.

Ndryshe, përballjet e xhiros së radhës zhvillohet në fundjavë.

KJO ËSHTË XHIRO E 29-TË NË SUPERLIGË:

Trepça ’89 – Drita

Besa – Drenica

Gjilani – Llapi

Prishtina – Arbëria

Feronikeli – Ballkani

/Demokracia.com

 

Të ngjashme