Sport
Dritën e pret “ferri” në Rotterdam, 25 mijë tifozë të Feyenoordit pritet të jenë të pranishëm në stadium
Demokracia
13:20 | 29 Korrik 2021

Share:

Drita e Gjilanit sonte e zhvillon ndeshjen më të rëndësishme në historinë e saj 74 vjeçare.

Nënkampionia e Kosovës do të luajë si mysafire e gjigantit holandez, Feyenoordit në kuadër të raundit të dytë në Ligën e Konferencës, shkruan Demokracia.com.

Përballja në Rotterdam vjen pas barazimit 0-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Për gjilanasit nuk do të jetë aspak sfidë aspak e lehtë në stadiumin e “nxehtë” të Feyenoordit.

Rreth 25 mijë tifozë pritet të jenë në shkallët e stadiumit në përkrahje të ekipit të tyre të zemrës.

Duke parë edhe në të kaluarën atmosferën që krijohet në stadiumin e Rotterdamit, Drita do ta ketë edhe presionin e tifozëve vendas.

Ndryshe, përballja e sontme fillon nga ora 20:00. /Demokracia.com

Të ngjashme