Sport
Drita zyrtarizon largimin e parë nga skuadra këtë merkato
Demokracia
12:04 | 09 Janar 2023

Share:

Prince Balde është larguar nga Drita e Gjilanit, raporton Demokracia.com.

Drita e ka zyrtarizuar largimin e qendërmbrojtësit nga skuadra, duke bërë të ditur se Balde karrierën do ta vazhdojë në Evropë.

“Prince Balde mbyll bashkëpunimin me Dritën. Drita ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me futbollistin Prince Balde dhe i njejti pritet të vazhdojë karrierën në Evropë”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas.

Prince Balde ka zhvilluar 43 ndeshje me Dritën në të gjitha garat, ndërsa ka shenuar dy gola.

Lojtari afrikan iu bashkua Dritës para një vit e gjysmë nga Feronikeli.

NJOFTIMI I PLOTË (pa ndërhyrje):

Prince Balde mbyll bashkëpunimin me DRITËN

FC DRITA ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me futbollistin Prince Balde dhe i njejti pritet të vazhdojë karrierën në Evropë.

Prince Balde me ne ka zhvilluar 43 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ndërsa ka shenuar dy gola.

Balde te DRITA ishte për një vit e gjysmë, pas transferimit nga Feronikeli.

Klubi i dëshiron suksese në karrierën e tij./Demokracia.com/

Të ngjashme