Sport
Drita zyrtarizon ish-futbollistin e Ballkanit
Demokracia
14:33 | 09 Qershor 2023

Share:

Drita ka bërë goditjen e parë. Nënkampioni i Kosovës e ka zyrtarizuar sot Astrit Thaqin i cili edicionin e kaluar ishte pjesë e skuadrës së Ballkanit, shkruan Demokracia.com.

Të kujtojmë se Drita këtë vit do të luajë në Conference League dhe Thaqi shihet si një përforcim i mirë i mbrojtjës në anën e majt.

Njoftimi i Dritës:

ASTRIT THAQI VISHET BARDH E KALTËR

Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje me mbrojtësin Astrit Thaqi.

Sot në ambientet e klubit, Thaqi është pritur nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi i cili i ka uruar mirëseardhje në familjen bardh e kaltër dhe ku kanë nënshkruar kontratë dyvjeqare me klubin.

Thaqi ka përvojë të gjatë në superligë si dhe në arenën ndërkombëtare.

Astriti është paraqitur për shumë skuadra kosovare dhe së fundmi ishte pjesë e KF Ballkani. /Demokracia.com

Të ngjashme