ShowBiz
Drita Ziri, shqiptarja e parë që fiton titullin “Miss Earth”
Demokracia
13:14 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Vietnam u shndërrua në qendër të bukurisë, më 22 dhjetor, ku Drita Ziri rrëmbeu titullin prestigjioz të ‘Miss Earth’.

Drita triumfoi duke lënë pas 84 konkurente të tjera në këtë garë të bukurisë.

Triumfi i saj shënon një kapitull të ri jo vetëm në karrierën e saj, por edhe në historinë e Shqipërisë në skenën e bukurisë botërore, pasi është hera e parë që një përfaqësuese nga vendi ynë zgjidhet si fituese e kësaj gare.

Foto: Screenshot

Drita gjithashtu do të shërbejë si ambasadore për mbrojtje të mjedisit.

Ajo do të udhëheqë projekteve të rëndësishme që synojnë të ndërtojnë ndërgjegjësim dhe të promovojnë qëndrueshmërinë dhe vetëdijen ekologjike, duke u bërë model frymëzimi për shumë njerëz në Shqipëri dhe përtej.

Foto: Drita Ziri/Instagram

Kjo arritje vë në pah jo vetëm bukurinë e jashtme të Dritës, por edhe angazhimin e saj ndaj çështjeve mjedisore.

Me këtë fitore, Drita Ziri e bën Shqipërinë krenare dhe e vendos vendin në hartën e madhe të konkurseve të bukurisë ndërkombëtare. 

Të ngjashme