Drita ka pësuar sot një humbje të dhimbshme nga rivali direkt për titull Ballkani.
Skuadra e trajneri Ardian Nuhiu, u mposht në fushën e vet me rezultat minimal 0:1, duke ia mundësua kështu suharekasve një shkëputje tash prej katër pikëve dhe sigurisht që kjo situatë nuk po u pëlqen tifozëve gjilanas, shkruan Demokracia.com.
Reagimet e tyre në postimin e skuadrës së Dritës në Facebook, ku njofton për humbjen ndaj Ballkani janë të ashpra. Të gjithë kërkojnë përgjegjësi nga trajneri, madje ka prej tyre që edhe e duan largimin e tij.
Drita pas 22 ndeshjeve është e treta në tabelë me 41 pikë, vetëm dy më shumë sesa Llapi që është në vendin e katërt dhe seriozisht ia rrezikon edhe këtë pozitë.
Më poshtë gjeni disa nga reagimet e tifozëve të Dritës. /Demokracia.com