Sport
Drita zbulon miqësoret në Ohër, sfidohet nga klubi i madh i Superligës së Kosovës
Demokracia
15:31 | 22 Qershor 2022

Share:

Drita e Gjilanit po qëndron në Ohër nga 19 deri më 30 qershor për të kryer fazën përgatitore para ndeshjes me Inter Turkun në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

“Bardhekaltrit” gjatë kësaj periudhe në qytetin maqedonas do të zhvillojnë tri ndeshje miqësore, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit gjilanas, shkruan Demokracia.com.

Me 22 qershor, pra sot (e mërkurë), Drita do të ketë përballë skuadrën e Makedonija GP.

Katër ditë më vonë Drita do të testohet edhe nga Ballkani, kampioni i Superligës së Kosovës në futboll.

Krejt në fund të qëndrimit në Ohër, me 29 qershor “Intelektualët” e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu do të luajnë ndeshje kontrolluese me klubin shqiptar Struga Trim Lum./Demokracia.com/

Të ngjashme