Drita ka vazhduar me përgatitje për stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll.
Futbollistët “bardhekaltër” kanë vazhduar edhe sot me seancë stërvitore nën urdhrat e trajnerit Arsim Thaqi.
Thaqit në stërvitje i është bashkuar tanimë edhe ndihmësi i parë, Ardian Latifi, mëson Demokracia.com.
Latifi më parë ishte trajner i grupmoshës U17 te klubi gjilanas, teksa në epokën e Arsim Thaqit është emëruar ndihmëstrajner.
Tre herë kampionët e Kosovës kanë nisur përgatitjet para pesë ditësh për t’u përgatitur për stinorin pranveror.
Drita disa ditë më vonë do të udhëtoj drejt Turqisë për pjesën e dytë të përgatitjeve.
Drita e ka mbyllur stinorin vjeshtor si lidere me 38 pikë, aq sa ka edhe Ballkani, por me goldallim më të dobët./Demokracia.com/