Sport
Drita vazhdon të mburret me titullin e vitit 2020, postimin s’e heqin nga ballina edhe pas dy vjetësh
Demokracia
16:12 | 25 Janar 2022

Share:

Te Drita e Gjilanit po vazhdojnë të mburren me titullin e kampionit të fituar në edicionin 2019/20 në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadra që drejtohet nga trajneri shkupjan, Ardian Nuhiu u stolis me titull të kampionit edhe në edicionin e largët 2002/03 dhe 2017/18

Megjithatë, titullit të tretë në histori të klubit gjilanasit duket se i janë gëzuar më shumë se dy herave të tjera, raporton Demokracia.com.

Kjo për faktin se në faqen zyrtare të klubit “bardhekaltër” ende qëndron postimi kur u shpallën kampion të Kosovës në ballinën e faqes zyrtare në rrjetin social, Facebook.

“Ne jemi kampion. Krenari e qytetit. Ipko Superliga 2019/20. FC Drita”, shkruhet në postimin e përcjellur me një fotografi montazhë të komplet stafit, lojtarëve dhe drejtuesit të klubit gjilanas të cilët morën pjesë atë vit që Drita të stolisej me titull të më të mirit në futbollin e Kosovës.

Drita është një nga klubet më të organizuara në futbollin kosovar tash e sa vite.

Drejtuesit e “Intelektualëve” vitet e fundit po bëjnë çmos që klubi të jetë në nivelin më të lartë sa i përket organizimit.

Mirëpo, e vetmja mangësi e cila ka rënë në sy është mirëmbajtja e faqes zyrtare të klubit, e cila në disa raste është larg profesionalizmit.

Ndryshe, Drita është në garë për titull të kampionit edhe këtë edicion, ndërsa ka mbyllur stinorin vjeshtor në pozitën e dytë me 34 pikë, një më pak se rivali i përbetuar lokal, Gjilani./Demokracia.com/

Të ngjashme