Drita e fitoi finalen e parë të play-off, pasi në Gjilan e mposhti kampionin në fuqi M-Technologie me rezultat 3:0.
Pas humbjes në finale të Kupës nga e njëjta skuadër, ekipi i Lorik Ilazit arriti ta fillonte shumë mirë takimin duke e fituar setin e parë 25-21.
Në setin e dytë M-Technologie u kufizua në 20 pike, duke i mundësuar vendaseve të avansonin 2-0. Seti i tretë ishte tejet rivalizues, duke lënë enigmë fituesin deri në fund.
Epërsia e ndërrua disa herë, por në fund Drita festoi 20-19, për ta fituar ndeshjen 3-0. Në finalet e Play-OFF, kampioni vendoset me tri ndeshje të fituara.
Finalja e dytë zhvillohet të martën në Prishtinë nga ora 15:00. /Demokracia.com