Sport
Drita sot ka testin e fundit në Antalia
Demokracia
10:49 | 02 Shkurt 2021

Share:

Kampioni i Kosovës në futboll Drita, do ta zhvillojë sonte ndeshjen e fundit miqësore në Antalia në kuadër të përgatitjeve për stinorin pranveror, shkruan “Demokracia.com”.

Skuadra gjilanase do të ndeshet me ekipin e Superligës së Ukrainës, FC Minaj, i cili do të jetë edhe testi i fundit para se të marrë rrugë për Kosovë.

Trajneri Ardian Nuhiu, e ka të qartë formën e skuadrës e cila duhet pranuar që në ndeshjet miqësore nuk është se ka pasur rezultate të mira, pasi të gjitha i ka humbur, derisa këtë mund t’ja shtojmë edhe humbjen e ndeshjes së Superkupës ndaj Prishtinës.

Përballja me FC Minaj, është ndeshja e katër miqësore për Dritën e cila më herët u ballafaqua me Vorlskan (0:5), FC Chayka (2:3) dhe Nizhny Novgorod (2:3).

Gjithsesi, Drita testin kryesor do ta ketë me 10 shkurt në stadiumin “Fadil Vokrri” ku ndeshet me Prishtinën për Kupën e Kosovës dhe aty do të shihet forca reale e kampionëve të Kosovës.  /Demokracia.com

Të ngjashme