Sport
Drita s’kishte fat, andaj pësoi nga Trepça ’89 – thotë trajneri Thaqi
Demokracia
15:52 | 12 Shkurt 2023

Share:

Drita e nisi me humbje stinorin pranveror në Superligën e Kosovës në futboll, duke bërë një hap prapa në rrugëtimin e saj drejt titullit kampion.

Ekipi gjilanas pësoi 1:0 nga Trepça ’89 në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë, shkruan Demokracia.com.

Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi tha pas ndeshjes se skuadrës së tij i mungoi fati në këtë përballje.

“Në këto kushte e këto rrethana, edhe futbolli është kësisoj. Kushtet ishin të vështirësuara, nuk na lejuan të ishim ata që jemi në të vërtetë. Trepça ’89 e shfrytëzoi një moment dhe shënoi gol. Ne krijuam shumë raste dhe futbolli i sjellë edhe këto gjëra. Është ndeshja e parë, dhe në ndeshjet e para nuk ka favorit. I jap komplimente Trepçës ’89 për përgatitjen e fushës pasi kishte bërë maksimumin. Fusha ishte jo e nivelit më të lartë, por kjo nuk është arsyeja që pësuam në këtë ndeshje. Na mungoi fati, kur topi ishte deri në vijën e portës. Momenti vendimtar ishte goli që pësuam. Ne bëmë përpjekje maksimale, por tani duhet të mendojmë për ndeshjet tjera”, theksoi Thaqi pas ndeshjes për Art Sport./Demokracia.com/

 

Të ngjashme