Sport
Drita shpërngulet nga Kosova, transferohet në bregdetin turk
Demokracia
15:34 | 18 Janar 2021

Share:

Kampioni i Kosovës, Drita e Gjilanit nesër pritet të udhëtojë drejt Antalias së Turqisë ku do të zhvillojë fazën e fundit përgatitore para fillimit të stinorin vjeshtor, shkruan Demokracia.com.

Skuadra gjilanase e cila edhe këtë vit cilësohet si pretendenti kryesor për ta fituar titullin e kampionit, udhëton drejt Turqisë me synime për ta komponuar skuadrën sa më mirë, derisa atje e presin disa ndeshje miqësore.

Në Antalia, Drita do ta zhvilloi edhe Superkupën e Kosovës ku ndeshet me Prishtinën, por siç raportoi më herët Demokracia.com, kjo ndeshje ka gjasa të mëdha të anulohet. /Demokracia.com

 

 

 

Të ngjashme