Drita ka shënuar fitoren e radhës miqësore në Antalia të Turqisë, ku edhe po vazhdon me përgatitje për stinorin pranveror.
“Bardhekaltrit” triumfuan thellë 4:1 ndaj Kombëtares U23 të Irakut, shkruan Demokracia.com.
Albin Krasniqi me dy gola (44’, 53’) dhe Ard Limani (20’) e Ardian Cuculi (76’) me nga një gol i siguruan Dritës këtë fitore në ndeshje kontrolluese.
Trajneri, Ardian Nuhiu i aktivizoi gjithë lojtarët në dispozicion për të parë formën e tyre.
Ndeshja e radhës e gjilanasve në Antalia luhet më 30 janar. /Demokracia.com/