Sport
Drita shkëlqen në miqësore, mposht skuadrën austriake
Demokracia
16:09 | 19 Janar 2022

Share:

Skuadra gjilanase e ka përfunduar me sukses testin e parë në Antalia, ku është ballafaquar me skuadrën austriake Floridsdorfe, shkruan Demokracia.com.

Drita triumfoi me rezultat 2:0 përballë skuadrës që luan në Ligën e Dytë të Austrisë, derisa shënuan Simonovski e  Muharrem Jashari.

“Ka përfunduar ndeshja e parë kontrolluese me ekipin austriak. Të gjithë lojtarët u aktivizuan nga 45minuta në përjashtim të Cuculit dhe Brojës të cilët e zhvilluan komplet ndeshjen.

Ndeshja dytë kontrolluese zhvillohet me date 23 janar”, ka shkruar KF Drita. /Demokracia.com/

Të ngjashme