Sport
Drita rikthehet në Kosovë, gati për stinorin e ri
Demokracia
22:21 | 01 Shkurt 2022

Share:

Nënkampionia në fuqi, Drita, sot është rikthyer nga Turqia, ku qëndroi për fazën përgatitore nga 17 deri më 31 janar.

Gjilanasit e vlerësojnë si pozitive fazën përgatitore, ndërsa njoftojnë se gjithë futbollistët janë në formë optimale, ku secili nga ta ka marrë minutazhën e tij në çdo ndeshje kontrolluese, shkruan Demokracia.com.

Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar, në Antalia, “bardhekaltrit” zhvilluan katër ndeshje miqësore.

Drita fitoi tri ndeshje kontrolluese, krahas një barazimi. Gjilanasit mposhtën Floridsdorfer (2:0), Irakun U23 (4:1) dhe Alanyasporin (0:2), derisa barazuan me Chornomorets Odessa (1:1).

Përgjatë kësaj faze përgatitore nuk pati asnjë dëmtim apo shqetësim nga futbollistët e Dritës.

Gjithë futbollistët janë të gatshëm për gjysmë edicionin pranveror, sikurse edhe për ndeshjet e Kupës.

Ndeshja hapëse e këtij stinori për ekipin gjilanas do të jetë të dielën me ekipin e Fushë Kosovës në kuadër të Kupës së Kosovës./Demokracia.com/

Të ngjashme