Sport
Drita pretendon se është dëmtuar në Klinë, Zymberi ironizon me VAR-in dhe gjyqtarin Shala
Demokracia
15:14 | 14 Mars 2022

Share:

Drita është ndalur përsëri në Klinë ku ka luajtur pa gola me Dukagjinin 0-0.

Gjilanasit vinin në këtë takim pas tri sfidave pa fitore dhe u ndalën nga klinasit, por edhe nga VAR-i e gjyqtari.

Tre herë kampioni i Kosovës pretendon në dy penallti të padhëna, ku as gjyqtari Alban Shala nuk ndërroi mendje, e as VAR-i nuk sinjalizoi për ndërhyrje të palejueshme.

Drejtori sportiv i Dritës, Valon Zymberi ka ironizuar me gjyqtarin Alban Shala dhe me VAR-in duke postuar dy rastet në rrjetet sociale.

“Shtyje mos ta nin” dhe “Në ragby s’ka penallti a”, ishin mbishkrimet që Zymberi i vendosi te videot e postuar në InstaStory.

Klubi gjilanas pretendoi se u dëmtua edhe në derbi nga Gjilani.

Gjithsesi Drita nuk është një skuadër që është ankuar për ndarjen e drejtësisë, por kohëve të fundit kanë filluar ankesat nga gjilanasit, pasi sipas drejtorit të tyre Valon Zymberi, tani janë duke u dëmtuar me të madhe dhe nuk po e dinë se ku qëndron problemi./Demokracia.com/

Të ngjashme